REC arrin një moment historik të shumëpritur

REC dhe Qeveria e Ukrainës nënshkruajnë marrëveshjen për të hapur zyrtarisht zyrën e REC në Ukrainë

Janar 25, 2018

FIRMOSJA E MARRËVESHJES: Drejtori Ekzekutiv i REC, Mihail Dimovski dhe Mykola Kyzyo, Zëvendës Ministri i Integrimit Evropian, Ministria e Ekologjisë dhe Burimeve Natyrore të Ukrainës

REC shënoi një kapitull të ri të martën, më 16 janar 2018, me nënshkrimin e një marrëveshjeje ndërmjet Qeverisë së Ukrainës dhe REC për të hapur zyrtarisht një zyrë të REC në Ukrainë. Ceremonia u zhvillua në hotelin InterContinental në Kiev.

"Urime për të gjithë ata nga REC që në këtë arritje," theksoi drejtori ekzekutiv i REC, Mihail Dimovski. "Tani mund të vazhdojmë të punojmë për të arritur qëllime të reja dhe për të synuar një bashkëpunim edhe më të mirë!"

Në vitin 2012, Qeveria e Ukrainës nënshkroi Kartën e REC dhe Marrëveshjen Ndërkombëtare për Statusin Ligjor të REC. Parlamenti i Ukrainës ratifikoi Marrëveshjen Ndërkombëtare më 15 korrik 2015. Më 22 nëntor 2017, Kabineti i Ministrave miratoi Rezolutën nr. 830-p, për nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Ukrainës dhe REC për krijimin e zyrës së REC në Ukrainë.

Marrëveshja u nënshkrua nga z. Dimovski (në emër të REC) dhe z. Mykola Kuzyo, zv.ministër i Punëve të Brendshme të BE-së dhe nga z. Ostap Semerak, Ministër i e Ekologjisë dhe Burimeve Natyrore të Ukrainës (në emër të Qeverisë së Ukrainës).

"Dua të shpreh mirënjohjen time për z. Kuzio dhe z. Ostap Semerak, për njohjen e përpjekjeve tona dhe mbështetjen e projekteve të REC" tha z. Dimovki.

Përpara nënshkrimit të marrëveshjes, u mbajtën dhe fjalët përshëndetëse, respektivisht nga: Ostap Semerak, Ministër i Ekologjisë dhe Burimeve Natyrore të Ukrainës; H.E. Martin Hagstrom, ambasador i Suedisë në Ukrainë; H.E. Ole T. Horpestad, ambasador i Norvegjisë në Ukrainë; H.E. Erno Narrow, ambasador i Hungarisë në Ukrainë; dhe Johannes Baur, Shefi i Operacioneve për Bashkëpunim Ekonomik, Energjinë, Infrastrukturën dhe Mjedisin në Delegacionin e BE-së në Ukrainë.

Ministri Semerak përshëndeti hapjen e REC në Ukrainë, duke theksuar se Ukraina ka nevojë për përvojën që REC do të sjellë.

H.E. Ambasadori Keskeni, si përfaqësues i vendit ku REC ka Zyrën Qendrore, u shpreh optimist për të ardhmen duke deklaruar: "Ngjarja e sotme është një shenjë e qartë e qëllimit të Qeverisë së Ukrainës për të investuar më tej në përmirësimin e çështjeve mjedisore me mbështetjen e REC".

Marrëveshja u mirëprit edhe nga dy donatorët bilateralë të REC, të pranishëm në aktivitet, Suedia dhe Norvegjia.

"REC, me mbështetjen e Norvegjisë, ka punuar ngushtë me vetëqeverisjen lokale të Ukrainës dhe OSHC-të, dhe nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje me Qeverinë e Ukrainës është një moment i rëndësishëm në ndihmën e ofruar nga REC," theksoi ambasadori Horpestad.

"Sfidat mjedisore nuk respektojnë kufij dhe meritojnë më shumë vëmendje politike dhe personale në Ukrainë", u shpreh ambasadori Hagstrom. "Suedia do të mbetet mbështetëse e fortë e zgjidhjeve të gjelbra, veçanërisht të eficiencës së energjisë". Themelimi i REC në Ukrainë do të luajë një rol të rëndësishëm në vendosjen e çështjeve mjedisore në nivele të larta në axhendën politike dhe personale të qytetarëve."

Menjëherë pas ceremonisë së nënshkrimit, zoti Dimovski paraqiti për të pranishmit vizionin e tij për të ardhmen e REC në Ukrainë.

"REC ka përmbyllur më shumë se 60 projekte në Ukrainë, me vlerë rreth 10 milionë euro," tha Dimovski. "REC do të jetë një partner i besueshëm i institucioneve qeveritare të Ukrainës dhe i organizatave të shoqërisë civile. Në përmbushjen e misionit të tij, REC do të veprojë si një organizatë ndërkombëtare asnjanëse, fleksibile dhe efektive në zbatimin e projekteve në Ukrainë".

REC ka zhvilluar një udhërrëfyes për dy vjet e gjyësm punë në Ukrainë. Gjatë gjysmës së parë të vitit 2018, REC do të punojë në hartimin e asistencës teknike afatshkurtër dhe afatmesme dhe të ngritjes së kapaciteteve, ndërkohë fokusi do të jetë dhe tek rrjetëzimi me OSHC-të dhe autoritetet lokale bazuar në projektet aktuale. Gjysma e dytë e këtij viti do të përfshijë një rishikim të dokumenteve strategjike me ministritë në kuadër të zbatimit, si dhe përgatitjen e projekteve fillestare bazuar në nevojat e identifikuara.

Në gjashtë muajt e parë të vitit të ardhshëm, REC, bazuar në nevojat e identifikuara, do të zhvillojë disa projekte komplekse të asistencës teknike dhe ngritjes së kapaciteteve dhe do të punojë për krijimin e një mekanizmi për komunikim efektiv me ministritë e linjës dhe OSHC-të. Një pikturë e madhe e gjysmës së dytë të vitit 2019 do të jetë një konferencë kombëtare mbi progresin e bërë kundrejt kërkesave të Marrëveshjes së Asocimit në fushën e mjedisit dhe në fusha të tjera.

Është parashikuar që deri në vitin 2020 REC të jetë një partner efektiv i Qeverisë së Ukrainës në mbështetjen e administratave kombëtare dhe lokale në mbrojtjen e mjedisit, ndryshimet klimatike, efikasitetin e energjisë dhe sigurinë energjetike.