Thirrje për pjesëmarrje në Programin e të Rinjve (Junior Fellowship 2018)

Event's Image

24

24 Shk 2018

Vendodhja:

Tiranë

Organizatori:

Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri

Web:

http://www.senior-a.al/index.php/thirrje-dhe-njoftime/222-programi-i-te-rinjve

Kontakti:

Daniela Ruçi, DRuci@rec.org

Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri, në kuadër të programit "Mbështetje për organizatat mjedisore të shoqërisë civile në Shqipëri. (SENiOR-II)", mbështetur nga Qeveria Suedeze (SWEDEN), po zbaton një sërë aktivitetesh të planifikuara me qëllim Forcimin Institucional i OSHC-ve. Në kuadër të aktiviteteve të kësaj pakete për ngritjen e kapaciteteve të organizatave të vogla dhe atyre të reja, REC Shqipëri do të organizojë një kurs trajnimi një javor të quajtur, “Programi i të rinjve”, më datat 05-10 Mars 2018.

Programi i kursit përbëhet nga disa module leksionesh mbi organizimin, menaxhimin, dhe administrimin e OJFve, motivimin e anëtareve, vullnetarizmin, si të shkruajmë një projekt-propozim dhe gjetjen e fondeve. Kursi do të zhvillohet gjatë një jave, ku çdo modul e vë theksin tek mësimi teorik dhe praktik mbi tematikat e përzgjedhura.

Ftohen të aplikojnë anëtarë të rinj të OJF-ve, të cilët kanë dëshirë të zhvillojnë më thellë njohuritë e tyre dhe të japin kontributin e tyre në forcimin e mëtejshëm të organizatës që ata përfaqësojnë.

: 1,267 views